image Kurti - Rusisë: S'do mend që reciprociteti nuk iu ka pëlqyer

Kosovë

Deklaratë/ Kurti – Rusisë: S’do mend që reciprociteti nuk iu ka pëlqyer

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se nuk di gjë për kundërshtimin e Rusisë ndaj reciprocitetit të vendosur nga qeveria e Kosovës.

Kurti u shpreh se nuk ka lexuar e as dëgjuar për reagimin e Moskës zyrtare në lidhje me reciprocitetin e vënë nga Kosova ndaj Serbisë.

“Nuk kam dëgjuar për reagimin, por reciprociteti buron nga koncepti i barazisë dhe s’do mend që atyre nuk iu ka pëlqyer”, tha Kurti.

Rusia, të hënën mbrëma, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, tha se vendimi i ri i qeverisë në detyrë është “vazhdimësi e manipulimit me temën e tarifës”.

Rusia në reagimin e saj për këtë, kritikoi edhe BE-në për qëndrimin e saj rreth kësaj çështje. /Gazeta Sinjali/