image Kurti: Rugova dha kontribut për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe të Kosovës

Politikë

Kurti: Rugova dha kontribut për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe të Kosovës

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, bënë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, për nder të Ditës së Çlirimit.

Kurti e quajti 12 qershorin ditë të rëndësishme dhe historike, jo vetëm për Kosovën.

“Ne sot shënojmë çlirimin e vendit, paqen në Kosovë, lirinë e popullit, dhe në të njëjtën kohë kujtojmë ata të cilët kontribuuan, u sakrifikuan u flijuan që ne të jemi të gjallë e të lirë, dhe me mundësi për përparim”, tha Kurti.

“Nuk mund ta paramendojmë humanitetin, durimin qetësinë në politikë,  pa presidentin Ibrahim Rugova, i cili para se të bëhej president për herë të parë, 30 vjet më parë, ishte intelektual i angazhuar dhe racionalist. Dha kontribut të jashtëzakonshëm për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe Kosovës në veçanti, në kohën e okupimit të egër të Serbisë”, u shpreh Kurti për Rugovën.

Tutje Kurti tha se institucionet nuk do e harrojnë kurrë të kaluarën si dhe ka deklaruar se do të kërkohet drejtësia për të gjitha viktimat.

/GazetaSinjali/