image Kurti: Rrugën që e ndriti Afrim Bunjaku do ta vazhdojmë pa kompromis

Politikë

Kurti: Rrugën që e ndriti Afrim Bunjaku do ta vazhdojmë pa kompromis

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka qëndruar për ngushëllime te familja e policit të vrarë në detyrë nga grupet tërroriste në veri të vendit.

Kurti ka thënë se rrugën që e ndriti polici Afrim Bunjaku, me sakrificë e flijim, ne do ta vazhdojmë pa kompromis.

“Erdhëm që të shprehim ngushëllime si Qeveri e Republikës së Kosovës. Dhembja është e madhe por edhe krenaria është e jashtëzakonshme për guximin dhe sakrificën e Afrimit. Në betejën e Kosovës për rend ligj e kushtetutshmëri, për siguri e paqe, për të drejta e liri, kundër kriminelëve e terroristëve të mbështetur nga Serbia, do të ngadhnjejë Republika e Kosovës.

Zotohemi që rrugën që Afrimi e ndriti me sakrificën e flijimin ne do ta vazhdojmë pa kompromis.”

/GazetaSinjali/