image Kurti rreth propozimit të AAK-së: Nuk jemi njëjtë që të ndihmohemi njësoj

Kosovë

Politikë/ Kurti rreth propozimit të AAK-së: Nuk jemi njëjtë që të ndihmohemi njësoj

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar propozimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për t’ia dhënë secilit qytetar nga 100 euro, si ndihmë për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19.

Sipas Kurtit, nuk janë të gjithë të njëjtë në shoqëri, që të ndihmohen njësoj. Ai thotë se pakoja emergjente është rruga e duhur në këtë situatë.

“Ne nuk jemi të gjithë të njëjtë në shoqëri që të ndihmohemi njësoj. Dikush ka nevojë për ndihma më shumë dhe më pak. Shteti ynë duhet të tregojë ndjeshmëri për këtë. Nuk besoj që një masë e tillë do të mund të ndihmonte në këtë kohë. Pako emergjente e qeverisë sonë, e prezantuar nga ministri Bislimi dhe nga ministrja Hajdari besoj është rruga e duhur për të ecur përpara”, tha ai.

Kështu u shpreh kryeministri në detyrë gjatë vizitës së sotme në Komunën e Kamenicës, ku shkoi për të parë nga afër gjendjen dhe masat e ndërmarra në parandalimin e pandemisë Covid 19./Gazeta Sinjali/