image Kurti "rehaton" edhe një tjetër pjesëtar të Vetëvendosjes në bord, në atë të Hekurudhave të Kosovës

Kosovë

Emërimi/ Kurti “rehaton” edhe një tjetër pjesëtar të Vetëvendosjes në bord, në atë të Hekurudhave të Kosovës

news image

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Dermaku, është zgjedhur sot anëtar i Bordit të ndërmarrjes publike Hekurudhat e Kosovës – Infrakos.

Ky vendim është marrë sot nga shefi i Qeverisë, Albin Kurti, njëherësh edhe kryetar i Vetëvendosjes.

Artan Dermaku në partinë e Kurtit ishte antarësuar në muajin gusht të vitit 2018.

Përveç Dermakut, në bordin e Infrakosit janë emëruar edhe Enis Berisha, Vjollca Jashari dhe Abdullah Lala.

Gazeta Sinjali ka shkruar edhe për emërimin tjetër që ka bërë Kurti në bordin e ndërmarrjes së Ujësjellësit “Prishtina”.

Bëhet fjalë për Mentor Hysenin, i emëruari si kryesues i bordit të drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”./ Gazeta Sinjali/