image Kurti reagon për rastin e Ilija Ivic: Le të luajë lirshëm ku ai do

Kosovë

Deklaratë/ Kurti reagon për rastin e Ilija Ivic: Le të luajë lirshëm ku ai do

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me rastin e futbollistit serb në Kosovës, Ilija Ivic.

Kurti ka thënë se futbollisti i është nënshtruar një ndarje të influencuar nga Beogradi për shkak që ka shprehur dëshirën të luajë me shqiptarët, transmeton Gazeta Sinjali.

Më tutje i pari i qeverisë, ka kërkuar që Ilija të jetë i lirë që të luajë ku do ai.

Ilija Iviç që është më nënshtetësi serbe ka pranuar të luajë për Kosovën në grupmoshat U 19. 17-vjeçari është përzgjedhur nga trajneri Ramiz Krasniqi.

Por një vendim i tillë i futbollistit i ka kushtuar shtrenjtë dy prindërve të tij. Komuna e Graçanicës në formë hakmarrje ka larguar nga puna dy prindërit e tij.

Lidhur me këtë rast kishte raportuar gjatë ditës së djeshme edhe “Washington Post”./Gazeta Sinjali/