image Kurti reagon pas vendimit të Gjykatës për rastin e Kujtim Veselit, kërkon llogari nga institucionet

Kosovë

Kurti reagon pas vendimit të Gjykatës për rastin e Kujtim Veselit, kërkon llogari nga institucionet

news image

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila shpalli fajtor dhe dënoi me 25 vjet burgim të akuzuarin S.O. për përdhunimin dhe vrasjen e Kujtim Veselit, 11 vjeçarit nga Fushë Kosova, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se institucionet dhe zyrtarët shtetërorë duhet të japin llogari, pasi thotë se e lanë Kujtimin plotësisht të pambrojtur nga rreziku që i kanosej.

“Në Kosovë ka shumë “Kujtima”. Problemi është që jo të gjithë i njohim. Jo të gjitha rastet i dijmë. Por, rasti i Kujtimit tonë na rikujton sa probleme fundamentale ka sistemi ynë i drejtësisë i cili duhet të orientohet kah politikat rehabilituese dhe duhet të japë përgjegjësi për dështimin në mbrojtje, e veçanërsisht kur bëhet fjalë për fëmijët”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Tutje, ish-kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve që ta nënshkruajnë peticionin “Drejtësi për Kujtimin”. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/albini2017/posts/984238088742742?xts[0]=68.ARDkhUQPjxHzqgktHGsiy1KrOMCHYwEGSRqEJAtQYoIPawajN3UBJ-zcLzsnmCL0zxxAlFIolt6KXXhywRSshLwKY0IYV5JlBMgKZMVWH2b7DzJcN2WL6_k1WWZgiR8aMLuOpUy05rZnH10hPI9s18TIoMDlvR3plTibA50MxVLUnwSDyQNNMBg9AkQz0mtdkJE-BAkp5pDpmE5m1pFBadw9nHbFXp0F_tbK9iB03mgwEnFflUirxcgwHmZp35YoIetrrWjYPv-zr-6j2A88hw-mH0UTlLBTnpodXvjF_lpCVpL0SorM5UAAPcuVzORuqouJCTRoEFzoAYQWI5I4yqI&tn=-R