Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaarit.
Kurti është shprehur i pikëlluar për vdekjen e ish-presidentit finlandez, duke e quajtur atë një diplomat të shquar dhe kampion të paqes.
Sipas Kurtit, Ahtisaari ka kontribuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe puna e tij ka përfshirë të drejtat e forta të pakicave në kushtetutën e Kosovës.
Postimi i tij:
I pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomati i shquar dhe një kampion i paqes, i cili ka kontribuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe puna e të cilit ka përfshirë të drejtat e forta të pakicave në kushtetutën tonë. Ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Finlandës.