image Kurti - qytetarëve: Mos e zgjedhni ekskluzivisht vaksinën Pfizer, unë jam vaksinuar me AstraZeneca

Shëndetësi

Kurti – qytetarëve: Mos e zgjedhni ekskluzivisht vaksinën Pfizer, unë jam vaksinuar me AstraZeneca

news image

Këshilli Shtetëror i Sigurisë ka mbajtur sot mbledhje, pasi që në 24 orët e fundit është regjistruar numri më i lartë i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë, 36 sosh, raporton Gazeta Sinjali.

Pas kësaj mbledhjeje, kryeministri Albin Kurti ka dalë në konferencë për media.

Kurti bëri të ditur se aktualisht Kosova ka më shumë vaksina AstraZeneca sesa Pfizer. Andaj, i pari i ekzekutivit u bëri thirrje qytetarëve që të imunizohen edhe me vaksinën e kompanisë AstraZeneca, pasi që edhe ai vetë i ka marrë të dyja dozat e kësaj vaksine.

Astra Zeneca kemi më shumë se Pfizer. I inkurajoj qytetarët të mos përcaktohen ekskluzivisht për Pfizer. Kryeministri juaj, pra unë, e kam marrë vaksinën me dy doza të llojit AstraZeneca dhe sipas disa studimeve, efektshmëria e saj nuk mbetet mbrapa (Pfizerit)”, tha ai para gazetarëve./Gazeta Sinjali/