Kryeministri, Albin Kurti, në seancën e sotme të thirrur nga opozita për të debatuar lidhur me vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, tha se është e pamundur të mos rritet çmimin e energjisë elektrike.
Sipas tij, qytetarët mund të fantazojnë çka të duan, mirëpo është e pamundur që të mos shtrenjtohet rryma.
Kurti thotë se nuk mund të ketë një zgjidhje ideale në këtë krizë, raporton Gazeta Sinjali.
“Është e pamundur, fizikisht, logjikisht, është e pamundur. unë e di që nuk ka dëshira ilegale, qytetarët kanë fantazi, mund të fantazosh, të imagjinosh, edhe unë, edhe ju çfarë të duam. Mirëpo, nuk është e mundshme, nuk është e mundshme, as mos të shtrenjtohet e as të mos subvencionohet dhe as mos të ketë shkyçje nga rrjeti të konsumatorëve dhe bizneseve. Prandaj, është e domosdoshme që të kuptohet se nuk ka zgjidhje ideale, në një krizë të thellë e të rëndë, të shkaktuar ndër shumë vite”, tha ai./GazetaSinjali/