image Kurti: Qeveria e përkushtuar në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës

Sociale

Kurti: Qeveria e përkushtuar në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim gratë nga Krusha e Vogël.

Sikundër bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar për medie nga Zyra e Kryeministrisë, në takimin e përbashkët me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, u theksua përkushtimi i institucioneve të Kosovës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë, si dhe angazhimi për rritjen e mirëqenies së familjarëve të tyre.

“U bisedua edhe për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hartimin e politikave për drejtësi tranzicionale, nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse, që adresojnë nevojat dhe kërkesat e kategorive të dala nga lufta”, thuhet, mes tjerash, në komunikatë.

/GazetaSinjali/