image Kurti: Qëndrimi im për Asociacionin nuk ka ndryshuar, Kushtetuesja nuk e lejon

Politikë

Kurti: Qëndrimi im për Asociacionin nuk ka ndryshuar, Kushtetuesja nuk e lejon

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjigjur në pyetjen e deputetës së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi se çfarë po ndodh me dialogun dhe për mungesën e transparencës për këtë proces.

Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Qeveria kurrë nuk ka qenë më transparente ndërsa për pyetjen për Asociacioni, Kurti u përgjigj kështu:

“Jemi treguar transparentë, kemi treguar bashkëpunim korrekt. Kemi treguar maturi ndaj vetë procesit, duke mos dëmtuar atë dhe as vetë interesat tona. Pas çdo takimi, publiku është informuar me qëndrimet tona. Gjithçka ka filluar më 15 qershor të vitit të kaluar”.

“Sa i përket Asociacionit apo Zajednicës qëndrimi jonë është i njohur dhe i qartë në një çështje jam pëgjigjur, nuk kam përgjigje të re pasi pyetja është e vjetër”, ka thënë ai.

Pas kësaj përsëri Shoshi-Musliu ka thënë se Qeveria është zero transparente për dialogun.

Por Kurti edhe një herë u përgjigj duke thënë se nuk është e drejtë të thuhet që “është zero transparencë”.

“Nuk është e drejtë të thoni se transparenca është zero sepse ju pyseni unë përgjigjem dhe zëvendësministri vjen në komisione çdoherë kur keni thirrë seancë kam ardhë”, ka thënë ai duke shtuar se ka edhe konfidencialitet për dialogun.

/GazetaSinjali/