image Kurti pyetet për targat: Ta shohim sa të suksesshme do të jenë negociatat e reja

Politikë

Kurti pyetet për targat: Ta shohim sa të suksesshme do të jenë negociatat e reja

news image

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, është pyetur atje për çështjen e targave dhe tensionet që mund të sjellë kjo çështje.

Ai tha se për këtë zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, po negocion dhe tha se është në pritje të asaj çka do të sjellin ato.

“Zëvendëskryeministri im i parë është në komunikime të rregulla dhe intensive me Brukselin për ta zgjidhur këtë çështje. Janë 9 mijë vetura me targa ilegale, pra është një pakicë ekstreme brenda shumicës serbe që por refuzojnë këto targa. Jemi duke bërë çmos për ta mbajtur ligjshmërinë dhe kushtetushmërinë nga njëra anë dhe paqen e sigurinë nga ana tjetër. Unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft obstruktive dhe deknstruktive. Do ta shohim sa të suksesshëm do të jemi në këto negociata të reja. Ne kemi nevojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve me njohje reciproke”.

Kurti iu tha gazetarëve në Estoni se Beogradi po urdhëron serbët që të braktisin institucionet, duke thënë se ato nuk janë të kësaj qeverie, por të Kosovës.

/GazetaSinjali/