image Kurti pyet: A është Serbia gati të krijojë asociacione të shumicës shqiptare?

Politikë

Kurti pyet: A është Serbia gati të krijojë asociacione të shumicës shqiptare?

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar në Berlin se nuk do të ketë asociacion në baza etnike.

Ai duke folur para gazetarëve pas Samitit të Ballkanit Perëndimor, ka theksuar se vetë Serbia nuk është e gatshme që të krijojë asociacione komunash.

“Komunitete ka edhe në Serbi. A është Serbia e gatshme të ketë bashkësi komunash ku shumica e popullsisë janë shqiptarë, rumunë, hungarezë, boshnjakë etj? Nuk mund të kërkosh diçka nga dikush tjetër dhe këtë nuk e bën në shtëpinë tënde”, është shprehur Kurti.

Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe ai ka përsëritur qëndrimin se nuk ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

/GazetaSinjali/