image Kurti publikon një statistikë nga FMN: Kosova ka pasur rritjen më të madhe të të hyrave tatimore në dy vitet e fundit

Politikë

Kurti publikon një statistikë nga FMN: Kosova ka pasur rritjen më të madhe të të hyrave tatimore në dy vitet e fundit

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë me disa statistika pozitive nga raporti i FMN-së, mbi rritjen e të hyrave tatimore.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kurti ka publikuar një raport nga FMN, duke lavdëruar qeverisjen e tij të pakorruptuar.

“Raporti i fundit i FMN-së thekson se Kosova ka pasur rritjen më të madhe të të hyrave tatimore në BB6 gjatë viteve 2020–22, pa ndryshim të politikës fiskale. Kjo është për shkak të progresit tonë në trajtimin e informalitetit dhe mbledhjen e borxhit tatimor. Gjithashtu, kur njerëzit shohin se qeveria e tyre nuk është e korruptuar, ata janë më të gatshëm të paguajnë taksa”, ka shkruar Kurti.

/GazetaSinjali/