image Kurti publikon mbështetjen që dhanë për qytetarët më 2022

Politikë

Kurti publikon mbështetjen që dhanë për qytetarët më 2022

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka treguar për mbështetjen e Qeverisë ndja qytetarëve për vitin e kaluar.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar për mbështetjen e vazhdueshme për qytetarët gjatë vitit që porsa lamë pas.

“Ndamë shtesa për 30 mijë lehona dhe për 260 mijë fëmijë. Brenda një viti, me dy Pako mbështetëm drejtpërdrejt rreth 800 mijë qytetarë të Republikës, pothuajse secilën familje”, tha Kurti.

Më tej ai ka treguar për Pakon për Ringjallje Ekonomike, ku janë ndarë 100 milionë euro. Tha se dyfishuan asistencën sociale për rreth 26 mijë familje në muajin prill. Kanë ndarë nga 100 euro për rreth: 300 mijë pensionmarrës. 240 mijë punëtorë të sektorit privat. 74 mijë punëtorë të sektorit publik. 50 mijë studentë.

Kurti tregoi se kanë shpërndarë afër 37 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë.

Kryeministri ka treguar edhe për Pakon për përballje me Inflacion ku janë dhë 150 milionë euro. Kurti tha se dyfishuan asistencën sociale për mbi 24 mijë familje në muajin shtator. Ndanë nga 100 euro shtesë për rreth: 290 mijë pensionmarrës. 12 mijë punëtorë të ndërmarrjeve publike. 51 mijë studentë. Për 76 mijë punëtorët e sektorit publik ndamë nga 50 euro shtesë (shtator – dhjetor). Subvencionuan 50% të rritjes së pagës për punëtorët e sektorit privat për 3 muaj.

Më tej kreu i Qeverisë së Kosovë theksoi se me skemën e punësimit “Qeveria për Familjet”, u punësuan 770 punëtorë. Me masën 1.3 u punësuan afër 5000 gra e vajza. Është rihapur thirrja për biznese për mbështetje të 50% të pagës për 3 muajt e parë nëse punësojnë gra. Në vitin për personat me aftësi të kufizuara: u punësuan 239 persona (119 burra dhe 120 gra).

Kryeministi tregoi se kanë subvencionuat: Tarifat e energjisë elektrike për të gjithë qytetarët e bizneset që nga shkurti 2022. Faturat e energjisë elektrike për kursimtarët (mbi 200 mijë përfitues) dhe blerjen e pajisjeve efiçente për ngrohje për mbi 8 mijë familje.

/GazetaSinjali/