image Kurti publikon foto pas takimit me Borrell e Lajçak: Sulmet ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme

Politikë

Kurti publikon foto pas takimit me Borrell e Lajçak: Sulmet ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka publikuar disa foto nga Bratisllava, aty ku është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

I pari i Qeverisë ka njoftuar se në takim është ritheksuar se sulmet ndaj milicisë serbe ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme.

Sipas Kutit, rruga përpara është në demokraci, sundim të ligjit dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazë, të arritur në Ohër e Bruksel.

Postimi i plotë:

Në udhëtimin tim ditor në @GLOBSEC, takova me HR/VP @JosepBorrellF & SR @MiroslavLajcak. Ritheksoi se sulmet e milicisë serbe ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme. Rruga përpara është e rrënjosur në demokraci, sundim të ligjit dhe zbatim të plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Bazë.

/GazetaSinjali/