image Kurti provon sërish të arsyetohet: Serbia nuk e ka rregulluar imazhin me testet e dërguara në Kosovë

Kosovë

Kurti provon sërish të arsyetohet: Serbia nuk e ka rregulluar imazhin me testet e dërguara në Kosovë

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka provuar sërish ta arsyetojë pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia.

Kurti ka thënë se nuk duhet të politizohen 1,000 testet e ardhura nga Serbia si donacion. Sipas tij, ky gjest i lejuar nga qeveria e udhëhequr nga ai, nuk e ka rregulluar imazhin e Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ato 1,000 testet janë një gjest i Serbisë që nuk do të duhej të politizohet. Unë nuk besoj dhe nuk mendoj që Serbia e ka rregulluar imazhin e saj me këtë”, tha Kurti.

Më tej, Kurti ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë ndër vite nga përfaqësuesit e Kosovës.

“Nëse ka rregulluar imazh, këtë e ka bërë me ato marrëveshjet të cilat përfaqësuesit e Kosovës nënshkruheshin përgjatë gjithë këtyre vitive, sidomos pas shpalljes së pavarësisë”, u shpreh Kurti.

Ai ka thënë se nëse Kosova nuk do të lejonte hyrjen në vend të atyre 1 mijë testeve nga Serbia, do të dilte keq.

“Sikur Kosova të refuzonte testet do të akuzohej për sjellje irracionale. Kollaj ka mundur të jetë një lloj kurthe në të cilin ne nuk biem brenda”, deklaroi Kurti. /Gazeta Sinjali/