image Kurti: Prokurorët nuk kanë pse t’i frikësohen Lëvizjes Vetëvendosje

Kosovë

Fushatë/ Kurti: Prokurorët nuk kanë pse t’i frikësohen Lëvizjes Vetëvendosje

news image

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti,  i cili në vazhdimësi ka kritikuar ashpër prokurorët e shtetit për mos veprim ndaj korrupsionit dhe për kapje nga pushteti, ka deklaruar se ata nuk kanë pse t’ia kenë frikën VV-së, sepse nuk përzihen në punët e drejtësisë.  

“Absolutisht askush nga prokurorët nuk ka nevojë të frikësohet nga qeveria e re…ne nuk përzihemi në  punën e prokurorëve, ata vetëm duhet të kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur nga pushtetit” ka deklaruar Kurti.  

Në CLICK të RTV21, Kurti  ka folur edhe për numrin e madh të të punësuarave në sektorin publik, për të cilën çështje ai u shpreh se ka një plan.  

Shërbyesit civil nuk kanë nevojë të frikësohen për vendet e tyre të punës sepse ata janë frikësuar nga të tjerët se  VV po i kërcënon për largim nga puna. Nuk besojë që do ta qesim dikë nga puna por do të gjejmë punë.  Së pari do t’iu gjejmë punë atyre që janë në punë, sepse nuk punojnë aty ku janë, së dyti do të rialokojmë vendet e punës aty ku ka mbipunësim” ka deklaruar Kurti.

Kurti ka kritikuar pushtetin në largim për mbipunësim në sektorin publik dhe në ndërmarrje publike, mbi bazat e nepotizmit, fenomen ky i cili sipas Kurtit do të marr fund me Lëvizjen Vetëvendosje./Gazeta Sinjali/