image Kurti priti në takim shefin e EULEX-it, bisedojnë për Projektin e Drejtësisë Botërore

Politikë

Kurti priti në takim shefin e EULEX-it, bisedojnë për Projektin e Drejtësisë Botërore

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Raporti i World Justice Project (Projekti i Drejtësisë Botërore) që renditë Kosovën si të parën në rajon për nga sundimi i ligjit dhe në vendin e dytë në botë si shteti me përmirësimin më të madh në këtë fushë, ishin në qendër të takimit të sotëm.

Në këtë takim, Kurti theksoi avancimin e vazhdueshëm në Kosovë të indikatorëve demokratikë, si dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës në reformën në drejtësi, si dhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit, njofton Zyra e Kryeministrit

/GazetaSinjali/