Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se mbrëmë natën vonë ka takuar të dërguarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Kurti bëri të ditur se në takim me Peachin e ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ritheksoi gatishmërinë e tij për bisedime të nivelit të lartë me ndërmjetësimin e BE-së.
“Patëm një takim natën vonë me Stuart Peach për të diskutuar më të fundit mbi veriun. Deklarova se qëllimi i vendosjes së policisë ishte vetëm ruajtja e sundimit të ligjit. Ritheksova gatishmërinë time për bisedime të nivelit të lartë nën lehtësimin e BE-së. Falënderova gjithashtu Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e tyre”, tha Kurti.
Kujtojmë se sot Kurti u takua edhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell dhe me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.