image Kurti priti në takim një delegacion nga Austria, kërkon mbështetje në arsim

Politikë

Kurti priti në takim një delegacion nga Austria, kërkon mbështetje në arsim

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim një delegacion nga Austria, të cilit i prinin deputetët nga Partia Popullore e Austrisë, Martin Engelberg dhe Carmen Jeitler-Cincelli, njëherësh kryetare e Grupit parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë.

Deputetët austriakë u interesuan për situatën me pandeminë dhe ndikimin e saj në ekonomi dhe shprehën gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.

Kurti u shpreh falënderues për ndihmën që Austria i ka dhënë ndër vite popullit të Kosovës dhe për rëndësinë që ka për vendin, intensifikimi i bashkëpunimit sidomos në fushën e arsimit.   

Ai tha se punësimi dhe reformat në drejtësi kanë qenë premtim i fushatës zgjedhore.

/GazetaSinjali/