image Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it

Kosovë

Diskutimi/ Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Michele Risi, të cilët biseduan për gjendjen e sigurisë në Kosovë pas situatës me virusin Covid-19.

Komandanti i KFOR-it, Risi shprehi mirënjohje për bashkëpunimin e qeverisë me KFOR-in si dhe shprehi gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe më shumë.

Ai nënvizoi se përball sfidës me të cilën po ballafaqohemi, bashkëpunimi ndërinstitucional është i patjetërsueshëm dhe se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët./ Gazeta Sinjali/