Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, përcjell Gazeta Sinjali.
Kurti shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për pritjen me nderime të larta nga presidenti i Francës Emmanuel Macron në Pallatin Elysée.
Kurse ambasadorja Butel ka folur rreth takimit të cilën e pati Kurti me Presidentin e Francës, Emmanual Macron më 23 qershor të cilën e quajti si përmbajtësore.
“Të arriturat kryesore të Qeverisë në këta tre muaj, puna drejt reformave thelbësore, forcimi i shtetit të së drejtës si dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i Kosovës, ishin mes temave të diskutuara në takim“, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit./Gazeta Sinjali/