image Kurti pritet nga kryeministri japonez, i bën ftesë ta vizitojë Kosovën

Politikë

Kurti pritet nga kryeministri japonez, i bën ftesë ta vizitojë Kosovën

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se në ditën e dytë të qëndrimit në Tokio është takuar me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida.

Shefi i ekzekutivit ka bërë me dije se e ka njoftuar kryeministrin japonez për të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin tonë për investime nga Japonia.

“Në fund të takimit Kryeministri Kishida më tha të përcjell përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës, kurse unë e ftova ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Postimi i Kurtit:

Në ditën e dytë të qëndrimit në Tokio, në rezidencën shtetërore në Pallatin Akasaka, na priti për vizitë Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida. I shpreha edhe njëherë ngushëllime në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës për vdekjen tragjike të ish Kryeministrit Shinzo Abe, si dhe e falënderova për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme japoneze për zhvillimin e Kosovës. Tregova për të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin tonë për investime nga Japonia, teksa konfirmova pjesëmarrjen tonë në EXPO Osaka 2025. Japonia është vend shumë i rëndësishëm i G7, me të cilën ne ndajmë pikëpamje të njëjta vlerore dhe strategjike. Në fund të takimit Kryeministri Kishida më tha të përcjell përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës, kurse unë e ftova ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt.

/GazetaSinjali/