Albin Kurti ka prezantuar deputeten e re që ka kaluar nga PDK-ja, Adelina Graincën, shkruan Gazeta Sinjali.
“Deputetja më e re e Kuvendit të Republikës, znj. Adelina Grainca, na u bashkua sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ajo është në përfundim të studimeve Master në Universitetin Amerikan në Kosovë. Do të punojmë bashkë për progresin e gjithmbarshëm”, shkroi Kurti në Instagram. /Gazeta Sinjali/