image Kurti pret nesër në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Politikë

Kurti pret nesër në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta presë nesër në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimi pritet të fillojë nga ora 14:40, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen”, thuhet në njoftim.

Von der Leyen do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën do të mbajë një konferencë për media.

/GazetaSinjali/