image Kurti premton se nën qeverisjen e tij do të fuqizohen personat me Sindromën Down

Sociale

Kurti premton se nën qeverisjen e tij do të fuqizohen personat me Sindromën Down

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se ka vizituar sot qendrën e Down Syndrome Kosova, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti ka theksuar se është zotuar se do të punojnë për t’i fuqizuar sa më shumë personat me sindromën down dhe prindërit e tyre.

“Ne angazhohemi që të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht sfidave dhe nevojave që ata mund të kenë, ta zhvillojnë një jetë të dinjitetshme në vendin tonë, dhe në këtë drejtim do të shërbejmë e do të jemi bashkëpunëtorët e parë”, tha ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/