Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pranuar edhe solemnisht detyrën e shefit të ekzekutivit.
Në zyrën e kryeministrit, në mungesë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i pranishëm ishte zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, i cili ia ka kaluar detyrën Albin Kurtit.
Pacolli i ka uruar Kurtit suksese në detyrën e re, shëndet dhe kënaqësi shpirtërore.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës të pranishëm para objektit të qeverisë ishin edhe garda shtetërore. /Gazeta Sinjali/