Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se është vaksinuar i pari me vaksinën AstraZeneca për faktin se kësaj vaksine i është dëmtuar reputacioni në botë, ndërsa ka thënë se po të ishte Pfizer apo Moderna, nuk do e merrte, shkruan Gazeta Sinjali.
“Sa i përket vaksinës, po të ishte Pfizer ose Moderna nuk do shkoja, vetëm se ka qenë AstraZeneca që ka një reputacion të dëmtuar, kam shkuar ta marrë i pari vaksinën. Asnjë arsye për t’u privilegjuar, një brend tjetër i vaksinës mua nuk do më bënte marrës të parë të vaksinës”, ka deklaruar Kurti në Kuvendin e Kosovës. /GazetaSinjali/