image Kurti për vrasjen e Kelmendit: Është më shumë se krim, institucionet duhet të hetojnë me gjithë kapacitetin

Kosovë

Reagim/ Kurti për vrasjen e Kelmendit: Është më shumë se krim, institucionet duhet të hetojnë me gjithë kapacitetin

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me vrasjen e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi.

Kurti tha se kjo vrasje është më shumë se krim dhe kërkoi nga policia dhe prokuroria hetimin e këtij rasti me të gjithë kapacitetin e tyre.

“Herët nga ministria e pastaj nga mediat mësuam se është vrarë dhe djegur në makinën e tij, Qerim Kelmendi, ish ushtar i UÇK-së. 21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti. Policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Kelmendi u vra me breshëri plumbash dhe u dogj në veturën e tij në fshatin Zahaq të Pejës, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm./Gazeta Sinjali/