Kryeminstri Kurti ka folur rreth pagës minimale që është në proces e sipër, ku si duket nuk janë përfshirë edhe kategoritë e dala nga lufta, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai tha se veteranët e UÇK-së e meritojnë vlerësimin për luftë, por jo pagën minimale.
“Ata meritojnë më shumë se pagën minimale”, tha Kurti
“Veteranët e luftës meritojnë më shumë sesa paga minimale. Por edhe duhet t’i bëjmë evidencat e sakta, nuk janë 60 mijë veteranë. Nëse dikush dëshiron ta gënjejë vetveten, s’mund të më gënjejë mua. Maksimalisht janë 20 mijë. Duhet t’i gjejmë mënyrat sesi t’i largojmë këto deformime”, tha ai në KTV.
“Do ta kalojmë edhe Ligjin për Pagat. Na duhet ta shtrojmë një ligj që zbatohet dhe nuk rrëzohet nga Kushtetuesja. Parimi kryesor i ynë është kompensim të barabartë për punë të barabartë. Nuk mund të them që është çështje javësh apo ditësh, por nuk është çështje muajsh kur do të rrumbullakohet Ligji i Pagave”, deklaroi Kurti.