image Kurti për takimin e 4 prillit në Bruksel: Kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të marrëveshjes

Politikë

Kurti për takimin e 4 prillit në Bruksel: Kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të marrëveshjes

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth takimit të 4 prillit në Bruksel.

Kurti para mediave tha se më 4 prill, kryenegociatori Besnik Bislimi dhe homologu i tij serb, Petar Petkoviq do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes.

“Më 4 prill në Bruksel ata do të diskutojnë çështjen e zbatimit të marrëveshjes, që tashmë është dakorduar. Pra ka marrëveshje, ekziston marrëveshja, është e qartë publike për të gjithë. Kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj, prandaj edhe po organizohet ky takim.” – tha ai.

Njëri prej gazetarëve, më tutje e pyeti Kurtin si vijon: “A e keni të qartë se çka është urgjente, pasi BE-ja përmendi Asociacionin? Pse gjithë kjo urgjencë?”

“Së pari marrëveshja duhet të zbatohet e tëra, nuk ka mundësi që diçka të zbatohet e diçka most ë zbatohet, ashtu siç nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm, nuk mund të ketë as zbatim të njënashëm. Marrëveshjen nuk mund ta coptojmë, duke marrë pjesët e preferuara. Ndërsa fjala urgjencë, është pikërisht te fjalia e cila ka të bëjë me të pagjeturit e të zhdukurit me dhunë.” – ka thënë ai.

Kryeministri tutje, ka porositur gazetarët që mos t’i vendosin deklarat e prononcimet politike, mbi tekstin e marrëveshjes bazë apo aneksit.

“Vetëm një moment, lexojeni tekstin. Deklaratat politike të kujdo qoftë, janë për t’i shërbyer procesit. Nuk keni nevojë të vendosni asnjë deklaratë, apo prononcim publik, politik të askujt mbi tekstin e marrëveshjes bazë, apo aneksit. Fjala urgjencë është te çështja e të pagjeturve.” – tha ai.

/GazetaSinjali/