image Kurti për reciprocitetin e targave: Po zbatohet një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia

Politikë

Kurti për reciprocitetin e targave: Po zbatohet një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës , ka folur për vendimin e vendosjes së tabelave të përkohshme RKS për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë me tabela tjera, transmeton Gazeta Sinjali.

“Nga data 15 shtator Republika e Kosovës ka ndërprerë dhënien e tabelave KS. Pesë ditë pas skadimit të afatit të paraparë për marrëveshjen e lëvizjes së lirë, MPB sot ndërmori veprimet e nevojshme për konfiskimin e të gjitha tabelave ilegale brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka shtuar se veprimet e ndërmarra sot nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve serbë apo të provokojnë ndonjë destabilizim.

“Të dashur qytetarë e të nderuar deputet si kryeministër i gjithë qytetarëve të Kosovës ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj marrëveshjeje për lëvizje të lirë nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serb. Ato në asnjë mënyrë nuk kanë synim ti cenojnë të drejtën e lëvizjes së lirë qytetarëve serb apo të provokojnë çfarëdo destabilizimi.”

Sikurse dje, sot, por edhe nesër qytetarët serb do të lëvizin lirshëm, të sigurt, por edhe të mbrojtur nga ligji dhe kushtetuta e Kosovës dhe nga unë si kryeministër i saj.

Sot nuk po ndodhë asgjë e jashtëligjshme e as diskriminuese. Sot po fillon zbatimi i një marrëveshjeje për të cilën është pajtuar Serbia me ndihmën e BE-së. Sepse liria e lëvizjes është edhe e drejtë njerëzore e civile, por dhe vlerë evropiane“, tha ai.

/Gazeta Sinjali/