Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rritja ekonomike e Kosovës sipas raportit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregon se ka ritëm të fuqishëm të progresit ekonomik.
Kurti ka thënë se kjo është rezultat i eksportit të shërbimeve si TIK’u, teksa po ashtu ka thënë se Qeveria e tij ka bërë punë të mirë edhe në aspektin e energjisë.
”Raporti thekson se ‘rritja ekonomike e Kosovës vazhdon me një ritëm të fuqishëm’, e udhëhequr nga eksporti i shërbimeve të tilla si TIK, ndërsa vlerëson nisjen e strategjisë sonë të energjisë. Për më tepër, Kosova tregon një nga kërcimet më të larta në nivelin e kënaqësisë nga jeta në krahasim me vitin 2016”, ka shkruar Kurti në platformën X, të martën.