image Kurti për marrëdhëniet me Serbinë: Njohje reciproke si thelb e reciprocitet si princip

Politikë

Kurti për marrëdhëniet me Serbinë: Njohje reciproke si thelb e reciprocitet si princip

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se statusi aktual i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë nuk është normal.

E, sipas tij, status normal është ai i fqinjësisë së mirë evropiane, me njohje reciproke si thelb e reciprocitet si princip.

“Dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbi, është dialog për statusin e marrëdhënieve”.

“Statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal, e status normal është ai i fqinjësisë së mirë evropiane, pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai tha se Kosova si palë në dialog ka qenë e do të jetë e përkushtuar, parimore, e kreative.

“Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet e bisedimet në Bruksel, sa herë që jemi ftuar. Kemi mirëpritur emisarët specialë nga Perëndimit sa herë që kanë ardhur, e kemi qenë e do të jemi të përkushtuar, parimor, konstruktiv e kreativ”.

/GazetaSinjali/