image Kurti për Ligjin e ri për zgjedhjet: Ambasadat shërbejnë si qendra votimi

Politikë

Kurti për Ligjin e ri për zgjedhjet: Ambasadat shërbejnë si qendra votimi

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është adresuar sot ministrave në mbledhjen e 138-të të Qeverisë.

Qeveria ka njoftuar se ka shpalosur detaje lidhur me ligjin e ri për votimin e mërgatës në zgjedhjet në Kosovë.

Ky draft-ligj parasheh që mërgata të ketë lehtësim real të shprehjes së vullnetit të tyre politik, teksa ambasadat dhe konsullatat e Republikës gjatë zgjedhjeve do të shndërrohen në qendra të votimit.

Sipas draft ligjit, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, bashkatdhetarët do të evidentohen si votues në mënyrë elektronike. Regjistrimi i tyre do të jetë shumë më i lehtë dhe do të bëhet Online, ngjashëm si në shembullin e shërbimeve, të cilat kryhen sot në platformën e-Kosova. Ndërsa, për hedhjen e fletëvotimeve, ata do të kenë tri opsione:

  • I pari, do të jetë votimi fizikisht një ditë para ditës së zgjedhjeve në njërën nga ambasadat apo konsullatat e Republikës së Kosovës;
  • Opsioni i dytë do të jetë dërgimi i fletëvotimeve me postë brenda vendit ku jetojnë, në adresën që e cakton Ambasada e Republikës së Kosovës. Me këtë, ambasadat do të shndërrohen në qendra të grumbullimit të fletëvotimeve. Kjo do t’i kursejë bashkatdhetarëve tanë buxhet dhe kohë dhe do të mundësojë që fletëvotimet të arrijnë shpejt e sigurt; si dhe
  • Opsioni i tretë mbetet mënyra e vjetër e votimit, duke i dërguar fletëvotimet me postë në adresë të Komisionit Qendror Zgjedhor për vendet ku Kosova nuk ka ambasadë apo konsullatë ende.

Qeveria ka bërë të ditur se ata do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të përgatitur e përshtatur infrastrukturën në ambasada e në konsullata edhe për këtë shërbim ndaj bashkatdhetarëve.

/GazetaSinjali/