Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur përsëri për miratimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, duket cituar fjalën popullore “më mirë vonë se kurrë”.
Këto komente Kurti i bërë gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve në fshatin Marec dhe Makoc.
Ai ka thënë se miratimi i vendimit është lajm i mirë dhe pasi qytetarët kanë qenë të ndëshkuar me regjimin e vizave.
“Ky është një lajm shumë i mirë nga BE për Kosovën, është lajm i mirë i Evropës për qytetarët tanë. Natyrisht me këtë rast duhet ta falënderojmë Parlamentin Evropian dhe të gjithë deputetet që votuan për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës i cili hynë në fuqi me datën 1 janar 2024.
“Është një lajm i shumë pritur, kaher i pritur pro siç thotë fjala e urtë e popullit tonë, më mirë vonë se kurrë. Besoj që Kosova e cila patë ngelur në hartë si një vrimë e zezë dhe qytetarët e shumë vuajtur të së cilët patën qenë të ndëshkuar me regjim të vizave do të mund të udhëtojnë së shpejti lirshëm në BE, studentët ndërmarrësit, por edhe vizitat familjarë të cilët me siguri që janë shumë të nevojshëm duke pasuar parasysh që çdo i tre qytetar i Republikës tonë nuk është banor i Republikës sepse kemi një mërgata, një diasporë të madhe. Pritje së gjatë po i vije fundi edhe një herë e falënderoj Parlamentin Evropian dhe në veçanti deputetët që votuan.” – ka thënë Kurti./EO/