Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dhënë sqarime lidhur me letrën që i ka dërguar zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence, e cila ngjali reagime të shumëta në publik pasi dhënësi i qeverisë deklaroi se në të Kurti ishte ankuar për planet e presidentit Thaçi për ndarjen e Kosovës.
Kurti tha se kjo letër është shkruar për të dhënë sqarime dhe për t’u pozicionuar pasi sipas tij ka shumë keq-informime për atë personalisht dhe qeverinë e tij.
“Së pari agjenda ime si kryeministër në detyrë është publike. Sa i përket letrës ajo nuk është letër e këtij muaji është diku nga mesi i Prillit. Unë gjatë këtyre muajve kam shkruar shumë letra me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së. Një pjesë e letrës i referohet situatës me Pandeminë Covid 19 gjithashtu kam shprehur qëndrimet tona mbi dialogun me Serbinë dhe nuk i jam ankuar askujt për ambasadorin Grenell. Për shkak se ka shumë keq-informime për mua dhe qeverinë më asht dashtë të sqaroj pozicionin tonë” tha shkurt para mediave Kurti, pas dhurimit të gjakut në Qendrën e Tranfuzionit./GazetaSinjali/