Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se Avdullah Hoti, i cili është propozuar si kandidat për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk është as në mesin e dhjetë politikanëve më të votuar në zgjedhjet e fundit.
Sipas Kurtit, zgjedhja e Hotit për kryeministër nuk është demokraci, por legjitimitet, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nuk mund të komentojë dëshirat e njerëzve për të marrë pozita. Për ish-zëvendësin tim që u shkarkua më 25 mars, mund të them se ka qenë destruktiv dhe thua se kishte një kovë me rërë, që qeverisë më të mirë të pasluftës t’ua hedh. Ta kemi parasysh që Avdullah Hoti as nuk është në mesin e 10 njerëzve më të votuar. Këtu bëhet fjalë për dëshirën e presidentit. Nuk është demokraci kjo, por legjitimitet. Meqenëse presidenti dëshiron të jetë më pak se president, dëshiron një kryeministër që është më pak se kryeministër. Presidenti është zbrapsur nga kjo qeveri. Tash po dëshiron një kryeministër i cili nuk do të jetë kryeministër, për të plotësuar qëllimet e veta”, ka thënë Kurti gjashtë konferencës para mediave, në të cilën i pranishëm ishte edhe këshilltari i tij, Shkëlzen Gashi, që ishte ftuar të intervistohej për kanosje nga Policia e Kosovës.
Tutje ai edhe njëherë i ka bërë thirrje presidentit të vendit Hashim Thaçi që të jap dorëheqje dhe të dal në zgjedhje.
“Presidenti është zbrapsur. E nëse është kështu, dhe unë jam i bindur për këtë, presidenti le të jep dorëheqje e të dalim në zgjedhje. Nëse dëshiron më shumë kompetenca duhet t’i drejtohet popullit. Është e paimagjinueshme në një demokraci parlamentare. Këta janë njerëz të rrezikshëm, sepse moti e kanë braktisur popullin, por tashmë edhe populli i ka braktisur ata”, ka përfunduar ai./GazetaSinjali/