Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “dëshiron të bëhet mbret”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën e përditshme kroate “Veçernji List”. “Vuçiqit ia ngre nervat demokracia”, ka thënë ai.
Në këtë intervistë e cila ende nuk është botuar e plotë, Kurti flet për atë se vendi kohëve të fundit është pajisur me dronë Bayraktar nga Turqia dhe se Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë ka numër të të madh të ushtarëve, krahas edhe buxhetit të dyfishuar për çështje të mbrojtjes.
Kurti i thotë “Veçernji List”-it se Kosova është rrethuar me baza të ushtrisë serbe dhe prandaj edhe “jemi tejet të kujdesshëm”.
“Ne blemë Bayraktarët, dyfishuam buxhetin për ushtrinë dhe rritëm numrin e ushtarëve. Ka baza ofanzive dhe Ushtria e Serbisë është pranë kufijve, dhe prandaj edhe jemi tejet të kujdesshëm”, ka thënë Albin Kurti.
Dje Gazeta me bazë në Londër “Middle East Eye” e cila mbulon ngjarjet në Lindje të Mesme doli me një artikull për blerjen e dronëve të tipit Bayraktar TB2 nga Kosova, ku analizoi gjerësisht edhe situatën e tensionuar të kohëve të fundit në pjesën veriore të vendit.