image Kurti: Për eskalimin e radhës të situatës varet nga Serbia

Politikë

Kurti: Për eskalimin e radhës të situatës varet nga Serbia

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për ekslaimin e radhës të situatës në Kosovë është e vështirë të parashikohet, pasi kjo gjë varet nga Serbia.

Kështu u shpreh ai në një intervistë për gazetën vjeneze në gjuhën gjermane, “Die Presse”, kur u pyet se kur pret që të ketë sërish tensione në Kosovë.

“Kjo është e vështirë të parashikohet, sepse varet nga Serbia. Ekstremistët e mbështetur nga Beogradi së voni ngritën 16 barrikada në veri të vendit. Shpresoj të mos ndodhë kjo kurrë më. Por Beogradi nuk e pranon se ne jemi vend i pavarur. Po tenton ta minojë shtetin tonë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE dhe po bën progres ekonomik. Kjo po e bën nervoz Beogradin”, theksoi Kurti.

Kreu i ekzekutivit u pyet edhe rreth një përplasjeje tjetër të armatosur mes Kosovës dhe Serbisë, pas dërgimit të ushtrisë nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kufi me Kosovën.

“Shpresoj që jo. Por në të njëjtën kohë, më kujtohet se Serbia ka 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë përreth Kosovës. Në kufirin tonë dhe në veri të vendit tonë, ne pamë njerëz me shenja të bandës nacionaliste ruse të motoçikletave ‘Ujqërit e Natës’ dhe trupës mercenare ruse ‘Wagner’. Ne jemi të shqetësuar: jo vetëm për Serbinë, por edhe për lidhjet e Serbisë me Rusinë”, u shpreh Kurti.

/GazetaSinjali/