image Kurti për Ditën e Kushtetutës: Përsos liritë dhe të drejtat tona, prania e drejtësisë na bën të lirë

Drejtësi

Kurti për Ditën e Kushtetutës: Përsos liritë dhe të drejtat tona, prania e drejtësisë na bën të lirë

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ditën e Kushtetutës, për të cilën ka thënë se është dokument i gjallë për të përsosur liritë dhe të drejtat tona.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kurti ka thënë se Kushtetuta na ndihmon të realizojmë potencialin tonë dhe prania e drejtësisë na bën të lirë, raporton Gazeta Sinjali.

“Kushtetuta jonë është një dokument i gjallë, jo vetëm për të përsosur liritë dhe të drejtat tona, por edhe për të na ndihmuar të realizojmë potencialin tonë. Ajo që na bën të lirë nuk është mungesa e rregullave, por prania e drejtësisë”, shkroi Kurti.

Ndryshe, sot shënohet 14-vjetori i miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

/GazetaSinjali/