Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një intervistë për televizionin amerikan CNN. Ai në këtë intervistë ka theksuar se Moska dhe Beogradi duhet të mendojnë mirë para se të ndërmarrin ndonjë veprim në Kosovë.
Në intervistën e zhvilluar me gazetaren Christiane Amanpour, Kurti ka shtruar se se edhe pse Kosova nuk është pjesë e NATO-s, trupat e saj janë të pranishme në Kosovë, përcjell Sinjali.
“Serbia refuzon t’i pranojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Serbia nuk është vend demokratik, është një regjim”.
“Situata në Ballkanin Perëndimor është në rrezik. Ne jemi duke e forcuar sistemin tonë të mbrojtjes duke ndarë më shumë buxhet për Forcën e Sigurisë së Kosovës”.
“Ne jemi të sigurt, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të brengosemi”.
“Intervenimi i NATO-s në vitin 1999 ishte i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ne varemi në sigurinë e amerikaneve”.
“Beogradi dhe Kremlini duhet të mendojnë dy herë para se të veprojnë në Kosovë”.