Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me krerët e dy partive opozitare, LDK dhe AAK, është shprehur se ka informuar opozitën për zhvillimet e fundit dhe marrëveshjen e arritur në Bruksel, raporton Sinjali.
Ai gjithashtu është ndalur edhe në deklarimet e Abdixhikut dhe Haradinajt, duke theksuar se nëse ndërkombëtarët kanë thënë diçka ndryshe prej asaj se çka ky ka thënë gjatë takimit, është mirë që krerët e dy partive opozitare të dalin dhe të tregojnë.
Ndërsa sa i përket marrëveshjes së fundit të arritur, Kurti ka thënë se ajo do të nisë nga 1 shtatori.
“Fushata për targa do të vazhdojë dhe qytetarët ta shfrytëzojnë periudhën për konvertimin e targave”, ka thënë Kurti në prononcim për media.
/GazetaSinjali/