image Kurti pasi mori vaksinën antiCOVID: S’jam këtu të privilegjohem, por t’i inkurajoj qytetarët të vaksinohen

Shëndetësi

Kurti pasi mori vaksinën antiCOVID: S’jam këtu të privilegjohem, por t’i inkurajoj qytetarët të vaksinohen

news image

Kryeministri, Albin Kurti, është qytetari i parë i Kosovës që u vaksinua kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasi mori vaksinën, i pari i ekzekutivit u prononcua para gazetarëve.

Kurti tha se fakti që ai u vaksinua i pari nuk është privilegj, por shembull për të inkurajuar qytetarët që të vaksinohen.

“Si kryeministër, nuk jam këtu që ta shfrytëzoj privilegjin të vaksinohem i pari, por t’i inkurajojë qytetarët që të vaksinohen”, tha ai para gazetarëve.

Kurti premtoi se do të përpiqet që të sjellë sa më shumë vaksina në Kosovë, që të vaksinohen sa më shumë qytetarë.

“Mbrëmë ka ardhur kontingjenti i parë, do të kemi edhe vaksina të tjera. Do të përpiqem që sa më shumë dhe sa më shpejt të vaksinohemi…Me këtë shembull dua t’i inkurajoj qytetarët që të vaksinohen dhe t’i heqin dilemat. Vaksinimi është i nevojshëm sepse po përballemi me pandeminë”./Gazeta Sinjali/