image Kurti pas takimit me përfaqësues të bankave: Depozitat e qytetarëve janë të sigurta

Kosovë

Ekonomi/ Kurti pas takimit me përfaqësues të bankave: Depozitat e qytetarëve janë të sigurta

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot së bashku me ministrin për Financa dhe Transfere, Besnik Bislimi, kanë takuar delegacionin e Shoqatës së Bankave të Kosovës, pjesë e së cilës ishin drejtorët ekzekutivë të të gjitha bankave komerciale në Kosovë.

Pas takimit, Kryeministri Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se i ka njoftuar përfaqësuesit e bankave komerciale të Kosovës për situatën në të cilën ndodhemi pas shpalljes së gjendjes së emergjencës në tërë vendin.

“Përfaqësuesit e bankave komerciale treguan gatishmëri maksimale që të bëhen partnerë në gjithë përpjekjet për tejkalimin sa më të shpejtë dhe efikas të gjendjes ekzistuese, dhe gjithashtu më njoftuan për veprimet që ata kanë ndërmarrë për të akomoduar vendimet e qeverisë në këtë drejtim”, ka shkruar Kurti./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/albini2017/posts/826666194499933?__xts__[0]=68.ARBWmuX52kZ44SUgvhSxj7qbJg-vDTMgXDTehXZ9FtqP43MMjxke1xVDwprnai7gi06i–94yBWoQqRDLLWHXa4Ypo0DYRB2f6UfXMyNRV38n3ZTHFoHD21ziYzd-A0fSL1LefF33l05yA-nhtRQtJYqkFHBAy17v2naGZ-PuCwc5RWrRvS7bKHsoRenN76y-SoehMbjRNywbKkcYdGt12M74GMMeUEYs9-T8PoMju6soVCSKLie–aFzySlJHolnWqd3O5VTxBu5pzMtpprPynyIzOVaI32f1x8vRExilLI6RffvxHnz6BsCsj2ES9Z0iklqfMP03mUuYYOmFcPMFg&__tn__=-R