image Kurti pas takimit me kryediplomaten gjermane: Vizita e saj erdhi në një kohë të tensionuar dhe të vështirë

Politikë

Kurti pas takimit me kryediplomaten gjermane: Vizita e saj erdhi në një kohë të tensionuar dhe të vështirë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas një takimi që ka pasur me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka dalë në një konferencë për media.

Kurti e falënderoi Baerbock për mbështetjen që Gjermania deri më tani i ka dhënë Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Gjermania i ka qëndruar popullit tonë afër në momentet më të vështira. Pas luftës e ka ndihmuar fuqishëm shtet ndërtimin tonë. Mbi gjysmë milioni bashkatdhetarë tonë jetojnë në Gjermani. Ministren e falënderova për vizitën e saj në Kosovë, në një kohë të tensionuar dhe të vështirë. Biseduam për sfidat dhe mundësitë që kemi pranë nesh”, tha Kurti.

Po ashtu, Kurti tha se kryediplomaten gjermane e ka informuar edhe për punën e Qeverisë.

E kam informuar për punën e Qeverisë në punën e luftimit të korrupsionit. Si kryeministër i qeverisë së re kam pasur kënaqësinë të bisedojmë për bashkëpunimin tonë dy palësh, i cili është duke u intensifikuar më shumë se më parë. Kosova është shtet evropian me një demokraci të gjallë”, deklaroi Kurti.

/GazetaSinjali/