image Kurti pas takimit me Escobar: Kosova është treguar konstruktive në procesin e dialogut

Politikë

Kurti pas takimit me Escobar: Kosova është treguar konstruktive në procesin e dialogut

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar para medieve pas takimit me përfaqësuesin special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

Kurti tha se me Escobar kanë diskutuar rreth partneritetin me SHBA-të, krizën energjetike dhe për procesin e dialogut me Serbinë.

“Me zotëri Escobar folëm për rëndësinë dhe peshën e raporteve tona dypalëshe. Partneritetin ndërmjet dy vendeve tona, progresin në Kosovë, ballafaqimin me krizën energjetike dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe rrugën përpara”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se Kosova është treguar konstruktive në raport me propozimet për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për marrëveshje dhe propozimeve konkrete që japin Kosova është treguar se është palë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut. Jemi të gatshëm dhe të përkushtuar për arritjen e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen e ndërsjellë në qendër”, tha ai.

Në anën tjetër, Escobar theksoi partneritetin e palëkundshëm të Kosovës me SHBA-në, ndërsa foli pak për kryetemën e takimit, që ishte dialogu me Serbinë

“Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovraninetin dhe sigurinë tuaj”, tha Escobar.

/GazetaSinjali/