image Kurti: Avdullah Hoti është i dobët

Kosovë

Kurti: Avdullah Hoti është i dobët

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se kandidati i propozuar nga LDK për kryeministër, Avdullah Hoti është i dobët.

Kurti ka thënë se presidenti e do një kryeministër të tillë, duke theksuar se Hoti e ka dëshmuar se është i dobët, në zgjedhjet e vitit të kaluar.

“Ajo çka unë e kam thënë edhe unë më heret se presidenti aktual do kryeministër të dobët, sesa është zotri Hoti i dobët e kanë treguar qytetarët e Republikës. Ai nuk e ka as çerekun e votave me 6 tetor të vitit të kaluar krahasuar me 8 qershorin e vitit 2017, dhe nuk është as në 10 më të votuarit në zgjedhjet e vitit 2019”, ka thënë Kurti për Jeta në Kosovë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur sot se partia e tij është pajtuar që Avdullah Hoti të propozohet kandidat për kryeministër.

Mustafa tha se u ka thënë anëtarëve të partisë të kenë mirëkuptim ndaj tij dhe ta ‘gjejnë kandidatin që edhe sipas meje, por, edhe kryesisë i pranon kriteret’./Gazeta Sinjali/